
Top 10 lojtarët me më së shumti autogola në Evropë
Shënimi i një autogoli është forma më e madhe e turpit për çdo futbollist. Në shumicën e rasteve, autogolat ndodhin për shkak të gabimeve të pafatshme apo pas përpjekjeve të dështuara për largimin e topit.
Pavarësisht rrethanave, asnjë futbollist nuk dëshiron të jetë ai që e dërgon topin në rrjetën e vet.
Në futbollin e nivelit të lartë, autogolat janë ngjarje të rralla – sidomos në pesë ligat më të mëdha evropiane. Arsyeja është se lojtarët në këto kampionate janë trajnuar mirë për të shmangur gabime të tilla që mund t’u kushtojnë skuadrave pikë të vlefshme.
Megjithatë, disa futbollistë kanë pasur më pak fat, duke shënuar disa herë në portën e tyre gjatë karrierës. Një shembull i fundit është mbrojtësi i Burnleyt, Maxime Esteve, i cili shënoi dy autogola në humbjen 5-1 ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium”.
Zakonisht, autogolat janë rezultat i një kombinimi mes paaftësisë dhe punës së dobët në mbrojtje. Pavarësisht dy autogolave kundër Cityt, Esteve nuk hyn në listën e lojtarëve me më shumë autogola në karrierë.
Më poshtë janë 10 futbollistët që kanë shënuar më shumë autogola në historinë e pesë kampionateve më të forta të Evropës:
10. Jordi Alba – 5 autogola
9. Wes Brown – 6 autogola
8. Nikolce Noveski – 6 autogola
7. Jean-Guy Wallemme – 7 autogola
6. Jamie Carragher – 7 autogola
5. Phil Jagielka – 7 autogola
4. Lewis Dunk – 7 autogola
3. Riccardo Ferri – 8 autogola
2. Franco Baresi – 8 autogola
1. Richard Dunne – 10 autogola.