“Topçinjtë” marshojnë drejt titullit kampion

01 prill 2023 | 19:09

“Topçinjtë” e Arsenal kanë vazhduar marshimin e tyre drejt titullit kampion, që mungon në veriun e Londrës, që prej vitit 2004, teksa në “Emirates Stadium”, “topçinjtë” vendas kanë mundur me rezultatin e thellë 4 me 1, kundërshtarët e Leeds United.

Djemtë e Mikel Artetas e hapën siparin e golave që në pjesën e parë, me brazilianin, Gabriel Jesus që përktheu mrekullisht në gol një 11-metërsh të ekzekutuar në minutën e 35’-të të lojës, duke i çuar të tijët me avantazhin 1 me 0 drejt dhomave të zhveshjes.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq pasi në pjesën e dytë, Ben White në minutën e 47’-të, sërish Gabriel Jesus në minutën e 55’-të e në fund Granit Xhaka në minutën e 84’-rt nxorrën totalisht të pavlefshëm golin e danezit Rasmus Kristensen, duke vulosur kështu rezultatin e pëgjithshëm në 4 me 1.

Me këtë fitore Arsenal shkon në kuotën e 72 pikëve dhe momentalisht qëndron në më shumë se 8 pikë diferencë nga vendi i dytë i Manchester City, ndërsa Leeds United ndodhet në “zonën e ftohtë” të renditjes, teksa momentalisht është në vendin e 16-të me vetëm 26 pikë vetëm 1 më shumë nga zona e rënies nga kategoria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në veri të…