Torres i dërgon mesazh të qartë Lewandowskit: Dua të jem sulmuesi kryesor i Barcelonës

22 shtator 2025 | 16:43

Ferran Torres ka ndezur konkurrencën në sulmin e Barcelonës, duke dërguar një mesazh të qartë për Robert Lewandowskin dhe këdo tjetër që synon të jetë lider te katalanasit, forma e tij po bën jehonë në Camp Nou.

Pas paraqitjes së tij të shkëlqyer ndaj Getafes, ku realizoi dy gola në fitoren 3-0 të katalanasve, Ferran deklaroi:

“Dua të bëhem sulmuesi kryesor i Barcelonës. Çdo ndeshje ndjehem më i pjekur dhe rritem gjithnjë e më shumë”.

Me 4 gola dhe 1 asist në gjashtë ndeshjet e para të sezonit, forma e Ferranit është bërë temë diskutimi në radhët e ekspertëve të La Ligës.

Që nga sezoni i kaluar, Torres ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 7 asistime në vetëm 17 ndeshje si titullar, një statistikë që tregon efikasitet dhe kontribut konstant në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktoresha Leonora Lleshi është njëra nga kandidatët e Partisë Demokratike…