Totaj: Do të vazhdojmë me këtë stil +4

11 shtator 2025 | 11:33

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili është kandidat edhe për një mandat të ri, ka postuar një fotografi nga zyra e tij, ku thotë se në jetë është udhëhequr nga parimësia e profesionalizmi.

Totaj ka theksuar se detyra si kryetar i ka dhënë privilegjin për t’i shërbyer Prizrenit dhe qytetarëve pa dallim.

“Në jetë jam udhëheq nga parimësia e profesionalizmi. Detyra si kryetar më ka dhënë privilegjin me i shërbyer Prizrenit dhe qytetarëve pa dallim! Do të vazhdojmë me këtë stil +4”, ka shkruar Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e një objekti në…