Totaj kritikon qeverisjen e Haskukës në Prizren

12 dhjetor 2019 | 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, Shaqir Totaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka drejtuar akuza për kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka.

Totaj ka thënë se Haskuka po vazhdon me paaftësinë e tij dhe të koalicionit qeverisës për t’u ballafaquar suksesshëm me sfidat e udhëheqjes së qytetit të Prizrenit.

“Deficiti serioz në kapacitete menaxheriale të partnerëve të koalicionit të udhëhequr nga LV si dhe mungesa e lidershipit tek z. Haskuka janë faktorët kyç që po e pamundësojnë performancën të cilën aq shumë LV-ja e kishte premtuar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Supermeni Mytaher Haskuka MYTA, vazhdon që paaftësinë e tij dhe të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga LV-ja për t’u ballafaquar suksesshëm me sfidat e udhëheqjes së qytetit të Prizrenit ta kamufloj me akuza të vazhdueshme në drejtim të të gjithë faktorëve relevant të jetës publike jo vetëm në qytetin e Prizrenit.
Nuk kursehen nga kritikat asnjë nga institucionet relevante përfshirë këtu edhe drejtësinë, por Myta e ka të pamundur që mos të përmend PDK-në që si duket iu ka shndërruar në ankth që po e lë pa gjumë.
Deficiti serioz në kapacitete menaxheriale të partnerëve të koalicionit të udhëhequr nga LV si dhe mungesa e lidershipit tek z. Haskuka janë faktorët kyç që po e pamundësojnë performancën të cilën aq shumë LV-ja e kishte premtuar.
Është një shembull tipik i keqpërdorimit te besimit të dhëne nga ana e votueseve të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 24 dhjetor (e martë), në orën 11:00, Komuna e…