Totaj në debat: Prizreni do të vazhdojë me zhvillim dhe përmbushje të premtimeve

04 nëntor 2025 | 22:45

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, në debatin e sontëm të balotazhit tha se investimet që janë bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tregojnë një mendësi zhvillimore dhe jo bllokuese apo hetuese.

Ai reagoi ndaj deklaratave të kundërkandidatit Artan Abrashi, duke thënë se ka përpjekje nga ana e tij për t’i përvetësuar projektet dhe punët e realizuara nga qeverisja komunale.

“Është një tentim interesant për me i përvetësu projektet që i ka kry qeverisja komunale. Kjo tregon mendësinë e Lëvizjes Vetëvendosje që mohon çdo gjë, nuk njeh asnjë rezultat e tenton me kriju mjegull dhe huti”, tha Totaj.

Sipas tij, rezultatet e raundit të parë kanë treguar se qytetarët dinë të vlerësojnë punën e bërë dhe se në raundin e dytë kjo do të konfirmohet sërish.

Totaj theksoi se qeverisja e mirë do të vazhdojë me përmbushjen e premtimeve të reja dhe të projekteve që nuk kanë përfunduar ende.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e…