Totaj: PDK-ja nuk doli keq, por mund të dilnim më mirë
Në një intervistë në emisionin “Kosova Today”, Shaqir Totaj i PDK-së, i cili ka fituar përsëri në Prizren, ka vlerësuar rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk ka dalë keq, por që sipas tij duhet të nxirren mësime për të ardhmen, për të përformuar më mirë.
“Unë nuk mund të them që kemi dalë keq, por mund të them që mund të kishim dalë më mirë. Për këtë, së pari duhet të bëjmë një analizë brenda kryesisë së PDK-së, për të parë çfarë ka ndodhur, jo për të fajësuar dikë, por për të kuptuar vendimet e duhura dhe për të nxjerrë mësime. Jam shumë i sigurt që do të marrim mësime dhe do të shohim se çfarë ka ndodhur, pse ndodhi. Përsëri po e them, jo për të fajësuar dikë, por për të nxjerrë një mësim”, ka thënë Totaj.



