Totaj për Hajrullah Çekun: E dinte se në Prizren humb, prandaj iku në Prishtinë

12 shtator 2025 | 22:13

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit ka folur për Hajrulla Çekun dhe kandidaturën e tij në Prizren.

“Qyteti [Prizreni] është pjesë e identitetit tim personal. Do të thotë, unë më përpara do ta lëshoja Kosovën sesa Prizrenin. E njoh shumë mirë atë qytet, atë mentalitet dhe funksionojmë në një bashkëdyzim, në një bashkëveprim, dhe kjo ka qenë një parakusht themelor për të qenë i suksesshëm. Unë mendoj se një kryetar që nuk e njeh qytetin e vet nuk mund të jetë kryetar i suksesshëm”, u shpreh ai.

Tutje, Totaj tha se nuk është duke folur për Hajrullah Çekun, pasi sipas tij ai nuk është kundërshtari i tij në këtë garë.

“Për Hajrullah Çekun nuk po flas, sepse nuk është kundërkandidat i imi, sepse iu ka friguar garës dhe ka ikur në Prishtinë… ai e ka ditur që në Prizren e ka të humbur dhe ka menduar që në Prishtinë ka më tepër gjasa, por ajo është një pjesë tjetër”, tha Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka njoftuar se shëtitorja e…