Totaj përuron hapësirë të re komunitare në Prizren, premton parqe të reja (foto)
                03 nëntor 2025
                |  16:03
            
        Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat i PDK-së për mandat të dytë, Shaqir Totaj, ka premtuar intensifikim të investimeve në parqet e reja.
Totaj përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se të hënën është përuruar një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit, e cila sipas tij do t’u shërbejë banorëve, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.
“Prizreni i gjelbër dhe shtimi i parqeveve të reja në lagjet e qytetit ka qenë prioritet i yni. Të lumtur që sot përuruam një tjetër hapësirë komunitare pas Ortakollit që do t’iu shërbejë banorëve, në veçanti fëmijëve e më të moshuarve. Do të vazhdojmë investimin në parqet e reja me intensitet të shtuar në mandatin e ri”, ka shkruar Totaj.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        