
Totaj: Prizreni do të ketë internet publik falas, falë mbështetjes së BE-së dhe Gjermanisë
11 shtator 2025
| 21:08
Kryetari i Komunës së Prizrenit, i cili po synon edhe një mandat tjetër, Shaqir Totaj, ka njoftuar se do të ketë internet publik falas në këtë qytet.
Ai ka bërë me dije se janë përzgjedhur si përfitues i iniciativës WiFi4WB, e cila financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital.
“Vala Telekomi i Kosovës është përzgjedhur për të zbatuar të gjitha aktivitetet në Kosovë, përfshirë edhe në territorin e komunës tonë! Urime qytetarëve të Prizrenit!”, ka shkruar Totaj.