Totaj: Puna jonë foli, Prizreni foli – me 12 tetor vazhdojmë për mandatin e ri

10 tetor 2025 | 23:26

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim të madh përmbyllës, ku morën pjesë shumë qytetarë.

Në fjalimin e tij, Totaj u shpreh i bindur se më 12 tetor do ta vazhdojë mandatin e ri, duke theksuar se puna dhe rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij flasin vetë.

“Puna jonë foli. Prizreni foli. Me 12 tetor vazhdojmë për mandatin e ri!”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë gjithë fushatës:

“Faleminderit Prizren për këtë mbrëmje të bukur 💙”, ka shkruar Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur…