
Tottenham i bashkohet garës për Jasharin
Tottenham Hotspur është futur në garë për transferimin e mesfushorit të talentuar Ardon Jashari. 22-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës belge Club Brugge, po ndiqet gjithashtu edhe nga Arsenal dhe AC Milan.
Sipas raportimeve nga TBR Football, Arsenali e ka monitoruar nga afër Jasharin gjatë sezonit të kaluar, dhe mbetet të shihet nëse “Topçinjtë” do të ndërmarrin hapa konkretë për ta afruar atë në “Emirates”.
Jashari është një mesfushor shumë i kompletuar teknikisht, me aftësi për të luajtur në disa pozita në qendër të fushës. Ai mund të operojë si mesfushor mbrojtës, por edhe si “box-to-box”, duke kontribuar si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në ndërtimin e sulmit. Me qëndrueshmëri të lartë fizike, pasime të sakta dhe qasje agresive në duel, Jashari është bërë një emër shumë i kërkuar nga klubet elitare të Evropës.
Madje, stili i tij i lojës është krahasuar me atë të yllit të Arsenalit, Declan Rice.
AC Milan ka paraqitur një ofertë prej 32 milionë paundësh për kartonin e Jasharit, ndërkohë që pritet të shihet nëse Tottenham do të bëjë një lëvizje më të fortë në ditët në vijim.