Tottenhami bën ofertë për Fisnik Asllanin

29 janar 2026 | 13:02

Skuadra nga Premier League, Tottenhami e ka identifikuar sulmuesin Fisnik Asllani si përforcimin kryesor për repartin ofensiv dhe tashmë ka marrë hapa konkret në këtë drejtim.

Bëhet e ditur se Tottenhami ka përgatitur ofertën për ta bindur Hoffenhemin në shitjen e futbollistit të Kosovës, i cili ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Mësohet se Tottenhami do të ofrojë të paktën 30 milionë euro për të mposhtur konkurrencën e fortë për Asllanin, i cili kërkohet edhe nga Chelsea kurse monitorohet edhe nga Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi, Barcelona e Juventusi.

Asllani 23-vjeçar po vlerësohet lartë në Evropë, falë formës së mirë që ka treguar këtë sezon në Bundesligë me fanellën e Hoffenheimit.

23-vjeçari ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 5 asistime në 20 ndeshje të luajtura deri më tani për Hoffenhemimin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza…