Tottenhami bën ofertë për Muriqi

21 maj 2020 | 14:16

Tottenham Hotspur thuhet se ka bërë veprimin e parë për të nënshkruar me sulmuesin e Fenerbahçe, Vedat Muriqin.

Sipas asaj që raporton gazeta turke A Spor, Tottenham besohet se ka bërë një ofertë prej pesë milionë eurove për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës.

Kjo ofertë, është shumë e vogël nga ajo që Fenerbahce shpreson të arkëtojë nga shitja e Muriqit, të cilit i ka vendosur çmim prej 25 milionë euro.

Ndërkohë mësohet se në anën tjetër Lazio ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Haluk Canatar, duke marrë informacione për çmimin e lojtarit.

Thuhet gjithashtu se edhe Napoli dëshiron Muriqin. 26-vjeçari verën e kaluar është transferuar nga Rizespor te Fenerbahçe, dhe këtë sezon në Superligën e Turqisë ka shënuar 13 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fabrikë në Prizren është mbyllur për shkak të dyshimit…