Tottenhami dhe Bayerni interesohen për yllin e Interit

22 prill 2022 | 11:34

Denzel Dumfries është rikthyer në një nga lojtarët kryesorë të Interit në këtë sezon.

Holandezi i ardhur nga PSV Eindhoveni për vetëm 12.5 milionë euro në merkaton e verës, e ka rritur shumë vlerën e kartonit të tij me paraqitjet e bëra me fanellën zikaltër, aq sa ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve elitare evropiane.

Në ndjekje të tij janë vendosur Antonio Conte me Tottenhamin e tij dhe Bayern Munchen të cilët shohin te 25-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë.

Vlera e kartonit të Dumfriesit llogaritet momentalisht nga 30-35 milionë euro dhe ajo që duhet thënë është që Interi nuk do të qëndronte indiferent ndaj një oferte që prek këto shifra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kallëzim penal për…