Tottenhami interesohet për Iscon

18 tetor 2019 | 12:40

Klubi londinez Tottenham është i interesuar për shërbimet e një mesfushori, pasi janë në dijeni tashmë se Christian Eriksen nuk do të vazhdojë kontratën me këtë skuadër.

Sipas ‘El Desmarque’, “Spurs” është duke përgatitur ofertën për mesfushorin e Real Madridit, Isco për ta transferuar gjatë janarit.

Erikseni është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Real Madrid së fundmi, me kontratën e tij që skadon në verën tjetër.

Isco, e ardhmja e secilit është temë e spekulimeve, ka luajtur vetëm tri herë këtë sezon me Real Madridin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e italiane Palermo është shuar pas 32 viteve. “Corriere…