Tottenhami kërkon dyshen shqiptare Strakosha – Hysaj

19 maj 2019 | 11:49

Dy lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha, në verë mund t’i bashkohen Tottenham Hostpurit gjatë afatit kalimtar të verës. Lajmi është bërë me dije nga “FourFourTwo”.

Strakosha shihet si zëvendësues i Hugo Lloris, i cili mund të transferohet në Francë te PSG-ja, kurse Hysaj do ta zëvendësonte Kieran Trippierin. Mbrojtësi anglez pëlqehet nga disa skuadra, përfshirë edhe Napolin dhe Juventusin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka…