Tottenhami nuk i shet yjet

12 janar 2018 | 14:47

Presidenti i skuadrës së Tottenham Hotspur, Deniel Levy insistoi se skuadra në drejtimin e tij nuk do të privohet nga asnjë futbollist kryesor pa u mbyllur ende sezoni.

Sulmuesi rekordmen i Premier Ligës, Kane dhe mesfushori ofensiv, Dele Alli janë kthyer në objektivat e shumë gjigantëve evropianë, por pronari i “Spurs” nuk la asnjë shans që ata të ikin këtë dimër, raporton “Top Channel”. Instinkti i Harry Kane në portat kundërshtare me një mori golash për Tottenham dhe kombëtaren angleze, ka tërhequr vëmendjen e Reali Madrid dhe PSG-së.

Por Daniel Levy insiston se Tottenham është i fuqishëm financiarisht, sa ti rezistojë presionit edhe nga ofertuesit më të mirë.

“Jam 100% i bindur se çdo lojtarë cilësor që kemi do ta mbajmë, madje edhe sezonin tjetër. Në janar është gjithmonë një treg i vështirë, por nëse trajneri Pocchetino mendon se mund të përmirësojë ekipin, ne do ta ndihmojmë”, ka thënë presidenti i Tottenham. Spurs do të rikthehen në aksion në fundjavë me ndeshjen e Premier Ligë ndaj Everton, të shtunën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i skuadrës së Tottenham Hotspur, Deniel Levy insistoi se…