Tottenhami shkarkon trajnerin Thomas Frank

11 shkurt 2026 | 11:52

Tottenham Hotspur ka marrë vendim për të shkarkuar trajnerin Thomas Frank pas rezultateve negative këtë edicion të Ligës Premier.

Spurs janë aktualisht në vendin e 14-të në Ligën Premier, vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, pasi nuk kanë fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe kanë siguruar vetëm dy fitore në 17 ndeshjet e fundit.

Ndeshja e fundit e Spurs në ligë ishte humbja 2-1 në shtëpi kundër Newcastle United dhe kjo bërë që drejtuesit e klubit të vendosin për shkarkimin e Frank.

“Klubi ka marrë vendimin për të bërë një ndryshim në pozicionin e trajnerit kryesor të ekipit të meshkujve dhe Thomas Frank do të largohet sot”.

“Thomas u emërua në qershor 2025 dhe ne kemi qenë të vendosur t’i japim atij kohën dhe mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar së bashku të ardhmen. Megjithatë, rezultatet dhe performancat e kanë çuar Bordin në përfundimin se një ndryshim në këtë pikë të sezonit është i nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Frank iu bashkua Tottenhamit në qershor në një kontratë tre-vjeçare, duke zëvendësuar Ange Postecoglou. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur afati kalimtar i janarit në futbollin kosovar, teksa…