Totti: Salah, ndër më të mirët

23 shkurt 2018 | 12:01

Legjenda e Romës, Francesco Totti, thotë se ish-bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah, është një prej më të mirëve në botë, por shprehet se ai ka potencial për t’u përmirësuar edhe më shumë.

“Në nivelin të cilin ai është duke luajtur momentalisht, ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe mendoj se ai mund të përmirësohet edhe më shumë. E njoh atë mirë. Ai është një shok i mirë dhe dëshiron të përmirësohet, të bëhet edhe më i mirë si lojtar. Ai i bën të gjitha gjërat siç duhet, ai stërvitet shumë, ai i dëgjon trajnerët, kjo është arsyeja se pse po luan aq mirë momentalisht”, ka thënë Totti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Deportivo La Corunas e ka zyrtarizuar transferimin e…