Toverlani: Brruti largohet nga Kosova, kalon tek kombëtarja e Shqipërisë

08 mars 2025 | 15:41

Tashmë është e konfirmuar. Etnik Brruti po e lë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Në një kohë kur futbollisti i Malishës pritej të kalonte nga Kosova U21 për te Kosova A, e drejtuar nga Franco Foda.

Lajmin e ka konfirmuar për Express dhe Emisionin sportiv “Favorit” Afrim Tovërlani, trajner i deritanishëm i Etnik Brrutit te Kosova U21.

 Afrim Tovërlani i ka akuzuar menaxherët e futbollistëve që po i joshin e po i mashtrojnë.

“Po, Etniku na ka thënë se po e zgjedh Shqipërinë për shkak të pasaportës shqiptare, përmes së cilës mund te transferohet më lehtë në Rusi. Lojtarët tanë po mashtrohen nga disa kuazi-menaxhera, që po i joshin dhe po i mashtrojnë”, tha ai.

Ai pati edhe kritika ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, që sipas tij nuk po e ndalin këtë trend.

“Nuk kam koment për lojtarët që po e tradhëtojnë fanellën Dardane dhe që po luajnë me punën, mundin dhe djersën tonë. Këtu kanë faj edhe Duka dhe FSHF që nuk po e ndalin këtë trend. Ne nuk kemi forcë e fuqi që të punojmë për dy ekipe (Kosovë dhe Shqipëri)”, përfundoi Tovërlani.

Etnik Brruti ishte kapiten i Kosovës U21, derisa futbollin e tij e zhvillon në Superligën e Kosovës me Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje…