
Toverlani: Koha e Ujkanit ka përfunduar
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani vlerëson se koha e portierit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkanit ka përfunduar.
Përfaqësuesja e Kosovës pësoi në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022” ndaj Suedisë me rezultat 0:3.
Në këtë disfatë pati gisht edhe “gardiani”, Samir Ujkani që bëri një lëshim te goli i parë i “Dardanëve”.
“Toki” ka thënë se rasti është dashur t’i jepet portierit të Tiranës, Visar Bekajt, i cili do ta siguronte portën për më shumë se një dekadë.
“Visari është dashur me pas rastin. Është një futbollist 22-vjeçar. Nëse fiton këto ndeshje një portier 22-vjeçar për 12-13 vite e ke siguruar portën. Koha e Ujkanit ka përfunduar. Është një nga të parët që i është përgjigjur ftesës së Kosovës, që duhet ta çmojmë”, deklaroi Afrim Toverlani në emisionin “Dueli Sportiv”.
Ndryshe, Samir Ujkani është aktivizuar edhe në ndeshjen miqësore përballë Lituanisë.