Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, dërgohen në burg 4 të arrestuarit

04 shkurt 2026 | 15:17

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 4 personave të arrestuar të shtunën nga operacioni “Lockdown”, të dyshuar për trafikimin e armëve nga Kosova dhe tregtimin e tyre në Shqipëri.

Në qeli janë lënë Gloris Nezaj, Renato Rumi, Klevin Caushi dhe Ardjan Caushi.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë, raporton “A2”.

Në operacion janë sekuestruar edhe 8 armë zjarri, municion, radio policie, jelek multifunksional dhe celularë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Treshja e Real Madridit, Dani Carvajal, Fran Garcia dhe Dani…