Trafik i rënduar drejt plazheve të Vlorës

10 gusht 2025 | 11:38

Kjo e diel me temperatura të larta ka sjellë një dyndje të madhe automjetesh drejt plazheve të Vlorës.

Rrugët kryesore, si ajo Transballkanike, Lungomare dhe akset e tjera hyrëse, kanë qenë të mbushura me trafik të rënduar, me drejtim bregdetin.

Megjithëse policia rrugore ka qenë e pranishme në çdo kryqëzim për të menaxhuar qarkullimin, fluksi i lartë i mjeteve e ka bërë pothuajse të pamundur shmangien e bllokimeve.

Qytetarët kanë pritur gjatë në radhë për të kaluar drejt destinacioneve bregdetare, duke reflektuar interesin e lartë për të shfrytëzuar ditën me diell në bregun e Vlorës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga emrat e rinj që po i bashkohen garës…