“Trafiku Urban” shpreh shqetësim dhe bën thirrje: Mos i dëmtoni autobusët për Halloween

31 tetor 2023 | 13:36

Kryeshefi Ekzekutiv i ‘Trafikut Urban’, Burim Maraj u ka bëtë thirrje prindërve të fëmijëve që me rastin e festës së Halloween mos të dëmtojnë autobusët me veze dhe gjësende tjera.

“Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi”, është shkruar në faqen zyrtare të Trafikut Urban.

Apel për prindërit dhe fëmijët nga Trafiku Urban:

Të nderuar prindër dhe fëmijë,

Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’ju shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste.

Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.

“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.

Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e grupi parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, në…