Tragjedi në Bangladesh, autobusi fundoset në lumin Padma, 24 të vdekur

26 mars 2026 | 08:40

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën, pasi një autobus me rreth 40 pasagjerë ra në lumin Padma River gjatë përpjekjes për të hipur në një traget në Bangladesh.

Aksidenti ndodhi në zonën Daulatdia, në distriktin Rajbari, rreth 100 kilometra nga Dhaka, kur autobusi humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë, duke u fundosur rreth 9 metra thellësi.

Ekipet e shpëtimit nxorën 22 trupa nga autobusi i fundosur, ndërsa dy persona të tjerë ndërruan jetë pas shpëtimit, sipas autoriteteve. Viktimat përfshijnë burra, gra dhe fëmijë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon me pjesëmarrjen e zjarrfikësve, zhytësve, ushtrisë dhe policisë, ndërsa ka frikë se mund të ketë ende persona të zhdukur.

Aksidentet rrugore dhe detare janë të shpeshta në Bangladesh, ku çdo vit humbin jetën qindra persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti…