Tragjedi në Budva, vëllai vret vëllain dhe nipin pas zënkës për transport të udhëtarëve me anije

26 korrik 2025 | 12:16

Policia e Malit të Zi ka arrestuar V.S. nga Budva, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij S.S. dhe djalin e vëllaiz të tij këtë mëngjes në Budva.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska. Siç raporton “Vijesti”, policia e Budvës ka njoftuar se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në rrugën Slovenska.

Oficerët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku gjetën të dyshuarin, gjetën një armë zjarri dhe e arrestuan të dyshuarin.

Të dy vëllezërit janë përfshirë në transportimin e turistëve me anije për vite me radhë.

Sipas raportimeve vrasjet kanë ndodhur pas një zënke që autori dhe viktimat kanë pasur rreth transportit të udhëtarëve me anije.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes së 1/8-finales në turneun…