Tragjedi në Kolumbi, avioni ushtarak rrëzohet pas ngritjes, 66 të vdekur

24 mars 2026 | 08:38

Një avion i Forcave Ajrore të Kolumbisë është rrëzuar pak çaste pas ngritjes në jug të vendit, duke shkaktuar të paktën 66 viktima dhe dhjetëra të lënduar, sipas autoriteteve.

Komandanti i forcave ajrore, Carlos Fernando Silva Rueda, bëri të ditur se në bord ndodheshin 114 pjesëtarë ushtarakë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, raportoi BBC.

Avioni, modeli C-130 Hercules i prodhuar në SHBA dhe i përdorur për transport trupash, u rrëzua pranë qytetit Puerto Leguizamo në provincën Putumayo.

Ekipet e emergjencës, të dërguara në vendngjarje, u panë duke kërkuar mes mbetjeve për të mbijetuar, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovenia është bërë shteti i parë i BE-së që ka…