Tragjedi në Munich, vdes tifozi që ra nga tribunat në finalen e Ligës së Kombeve

09 qershor 2025 | 11:49

Finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës fatkeqësisht u karakterizua edhe nga një tragjedi që ndodhi në tribunat e stadiumit “Allianz Arena” në Munich të Gjermanisë.

Lajmi është konfirmuar nga selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, me të mbërri në sallën e konferencës për shtyp: një tifoz ka vdekur pasi ra nga tribuna superiore gjatë vazhdimeve në finalen e Ligës së Kombeve.

Tifozi, origjina, mosha dhe arsyeja e rënies së të cilit janë ende të panjohura, ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.

Disa anëtarë të personelit të sigurimit dhe para-mjekësorët që ishin më afër kanë reaguar menjëherë, ndërsa policia e izoloi atë zonë.

Të pamjaftueshme ishin përpjekjet për t’ia shpëtuar atij jetën përmes një autoambulance. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Andi Zeqiri ka tërhequr interesimin e Borussia Mönchengladbach, me klubin…