Tragjedi në Pejë: Gjenden të vdekur dy persona në një vilë

30 dhjetor 2025 | 17:00

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vile te rruga e KFOR-it në qytetin e Pejës.

Rasti e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e dy personave me të arritur në vendngjarje dhe se hetimet po kryhen për të kuptuar shkaqet për rastin.

“Rreth orës 15:10 policia në Pejë është njoftuar se në rrugën e KFOR-it në një vilë po dyshohet se dy persona janë pa shenjea jete. Policia mejëherë është nisur në vendngjarje, njëkohësisht eshte njoftuar edhe Emergjenca e qytetit, mjeku kujdestar me te arritur ka konfirmuar vdekjen e dy personave. Në vend të ngjarjes janë njësitet kompetente të cilët janë duke kryer hetimet për të kuptuar shkaqet”, tha për Reporteri.net zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se viktimat i përkasin moshës rreth 20 dhe 25 vjeçare.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Ai tha se viktimat janë një burrë dhe një grua.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori i krimeve të rënda dhe Policia e Kosovës.

“Po punohet në zbardhjen e rrethanave të rastit.”, tha Nikçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë…