Tragjedi në Prishtinë/ Vdes një vajzë 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti

03 gusht 2023 | 21:56

Një vajzë rreth moshës 18-vjeçae ka rëndë nga lartësia e një objekti rreth ora 20:30 në Prishtinë.

Saktësisht, ngjarja tragjike ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” të kryeqytetit.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

”Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolona të gjata të pritjes. Sirena, nervozizëm! Pak kilometra sa…