Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

19 qershor 2026 | 15:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Tales ne lezhe, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det. Viktimat, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar nga sektori privat apo shtetëror. Trupat e pajetë janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.

POLICIA:

Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, ka përfunduar me sukses…