Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

05 nëntor 2025 | 21:34

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçareje nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, derisa dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen variantet e tjera.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër në Tetovë, raporton AlsatMk.

Policia dhe Prokurori Publik janë në vendngjarje duke kryer hetimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për…