Tragjedi në Turqi: Shefi i Ushtrisë Libiane humb jetën pas rrëzimit të aeroplanit

24 dhjetor 2025 | 01:59

Një avion privat që mbante shefin ushtarak të Libisë dhe katër persona të tjerë u rrëzua pas ngritjes nga kryeqyteti i Turqisë, Ankara, të martën, duke lënë të vdekur të gjithë personat në bord, ka raportuar AP.

Shefi ushtarak libian ishte në Ankara për bisedime të nivelit të lartë të mbrojtjes që synonin forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve dhe adresimin e çështjeve rajonale, thanë zyrtarët turq.

Kryeministri i Libisë Abdul-Hamid Dbeibah konfirmoi vdekjen e gjeneralit Muhammad Ali Ahmad al-Haddad dhe të tjerëve, duke thënë në një deklaratë në Facebook se “aksidenti tragjik” ndodhi ndërsa delegacioni libian po “kthehej nga një udhëtim zyrtar në Ankara”.

Ai e quajti atë një “humbje të madhe” për Libinë. Zyrtarët në Libi thanë se kontakti me aeroplanin u humb rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit për shkak të një mosfunksionimi teknik.

Al-Hadad ishte komandanti më i lartë ushtarak në Libinë perëndimore. Ai luajti një rol vendimtar në përpjekjet e vazhdueshme të ndërmjetësuara nga OKB-ja për të unifikuar ushtrinë e Libisë, e cila është ndarë shumë ngjashëm me institucionet e Libisë.

Turqia nuk i konfirmoi menjëherë vdekjet, vetëm se janë gjetur rrënojat e avionit të biznesit të tipit Falcon 50.

Më herët të martën në mbrëmje, kontrollorët e trafikut ajror të Turqisë thanë se kishin humbur kontaktin me aeroplanin, i cili ishte duke u kthyer në Libi, pas ngritjes nga aeroporti i Esenbogës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme…