Tragjedi shqiptare në Florida, 34-vjeçari vret ish-gruan dhe rrëmben vajzën

30 janar 2024 | 12:25

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Clearwater, Florida, ku një shqiptar 34-vjeçar, Renato Muhaj ka vrarë vme armë zjarri ish-partneren e tij, Suela Saliaj dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre 8 vjeçe.

Janë mediat amerikane të cilat shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Kur kanë hyrë në banesën e 34-vjeçarit Renato Muhajt, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij, Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Ne foto: 34-vjeçari, Renato Muhaj

Policia e Floridës nisi menjëherë kërkimet dhe e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh. E mitura u dërgua tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua me akuzën e vrasjes të shkallës së parë, rrëmbim dhe abuzim të fëmijëve.

Rruga Bayside Court Apartments ku jetonte familja shqiptare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka ironizuar sot me pagën…