
Tragjedia detare në Indonezi, zjarri në një anije pasagjerësh – pesë të vdekur, mes tyre një grua shtatzënë!
Një anije pasagjerësh me qindra persona në bord u përfshi nga flakët të dielën në brigjet e ishullit Sulawesi në Indonezi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre edhe një grua shtatzënë.
Anija KM Barcelona 5 ishte nisur nga arqipelagu i Talaudit dhe po udhëtonte drejt Manados, kryeqyteti i provincës së Sulawesit Verior, kur shpërtheu zjarri në afërsi të zonës bregdetare Talise.
Sipas deklaratës së zëvendësadmiralit Denih Hendrata, komandant i Flotës indoneziane, në operacionin e shpëtimit u përfshinë tre anije luftarake, dhe deri tani janë shpëtuar 284 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
TERRIFYING SCENES: Ferry carrying 280 people bursts into flames off Indonesia, forcing passengers to jump into sea. Rescue crews save over 260, search ongoing for missing. 18 injured, including children. pic.twitter.com/C3NnE6tMKN
— Breaking911 (@Breaking911) July 20, 2025
Në ndihmë të të mbijetuarve dolën edhe peshkatarë vendas, të cilët shpëtuan disa njerëz me jelekë shpëtimi që ishin marrë nga rrymat drejt ishujve përreth.
Ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në bord në momentin e incidentit dhe nuk raportohet për të lënduar në gjendje të rëndë.
“Po përqendrohemi ende në përpjekjet për shpëtim,” deklaroi Hendrata, duke shtuar se shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim.