Tragjedia në Lisbonë: 15 të vdekur dhe 18 të plagosur nga rrëzimi i teleferikut

03 shtator 2025 | 22:12

Ka shkuar në 15 numri i viktimave dhe si dhe 18 të tjerë janë plagosur, pas daljes nga shinat të teleferikut në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë dhe përplasjes me një ndërtesë.

Thuhet se funikulari ikonik (teleferik mbi shina i tërhequr nga kablli) rrëshkiti nga një lartësi e madhe për shkak të një kablloje të këputur dhe goditi një ndërtesë. Dyshohet se frenat automatike dështuan ta ndalonin.

Teleferiku da Glória, i cili mund të mbajë deri në 43 persona, është një nga monumentet e Lisbonës dhe është shumë i popullarizuar në mesin e turistëve që vizitojnë qytetin.

Ai lidh pjesën e poshtme të qendrës së qytetit të kryeqytetit portugez me Barrio Alto, dhe është mjeti më i popullarizuar i transportit për turistët.

Një dëshmitare i tha gazetës portugeze Observador: “Njerëzit brenda ishin padyshim të frikësuar dhe ne nxituam të ndihmonim. Menjëherë pas kësaj, pamë që ashensori sipër ishte jashtë kontrollit, pa frena, dhe të gjithë filluam të iknim sepse menduam se do të godiste atë poshtë. Por ai ra nga kthesa dhe u përplas në ndërtesë”.

Ajo shtoi se shërbimet e emergjencës ishin në vendngjarje brenda pesë deri në dhjetë minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në përballje me analistë në…