Tragjedia në Rugovë, ShKShMK nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës
Më herët u raportua se në Grykën e Rugovës, në Pejë, një person ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.
Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në kilometrin e 5-të, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe epika mjekësore”, ka deklaruar Gashi.
Lidhur me rastin, në ndihmë ka dalur edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
“SHKSHMK-ja është duke e zhvilluar një operacion në Grykën e Rugovës kilometrin e 7-ë së bashku me zjarrfikësat e Pejës dhe Policinë e Kosovës. Dyshohet se një qytetar ka rënë në greminë, në afërsi të rrugës” thuhet në njoftimin.



