
Tragjike: 16-vjeçari e humb jetën pasi u rrokullis me traktor në Leposaviq
10 shtator 2025
| 16:46
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00 në fshatin Zemanic të Leposaviqit.
Atje, një 16-vjeçar me inicialet D.P e ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.
“Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Vdekje e dyshimtë’, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.