Tragjike në Itali! 47-vjeçari shqiptar vritet nga karabinierët, u qëllua me armë elektrike

18 gusht 2025 | 15:17

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve.

Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, shkruajnë mediat italiane.

Prokurorja Paola Calleri do të hapë një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ky incident ndodh pas rastit të një 57-vjeçari nga Olbia, i cili gjithashtu kishte vdekur pas përdorimit të tazerit nga policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e ka arsyetuar vendimin që emri i një…