Trajkoviçi tregon se si Biden ka intervenuar në mbrojtjen e manastirit të Deçanit

29 tetor 2020 | 08:19

 

Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka shkruar se kandidati për president i demokratëve në ShBA, Joe Biden, me të vërtetë ka intervenuar personalisht që të mbrohet manastiri në Deçan. Ajo kishte shtuar po ashtu se për sigurinë e serbëve dhe kishave të tyre në Kosovë është e nevojshme zbatimi dhe respektimi i vazhdueshëm i ligjit, sikur kjo të vlente vetëm për serbët e pronat e kishës.

“Zoti Biden me të vërtetë personalisht ka intervenuar që të mbrohet manastiri i Deçanit dhe ne i jemi mirënjohës” ka shkruar në profilin e saj në “Twitter”, Rada Trajkoviç, duke ndërlidhur edhe një raport të bashkëpunëtorit të Institutit për Politikë të Jashtme, Michael Haltzel, University School of Advanced International Studies në Universitetin Johns Hopkins.

Haltzel shkruan se Biden dhe ai kanë vizituar manastirin në vitin 2001 dhe janë njoftuar nga ‘prifti i mirënjohur ‘kibernetik’ Sava Janjiç se janë në rrezik nga ekstremistët shqiptarë. Aty shkruhet se Biden i ka shkruar personalisht Ramush Haradinajt që të shfrytëzoj ndikimin e tij të mbroj manastirin dhe murgjit brenda.

Trajkoviç kësaj i referohet kur shkruan se megjithatë se serbëve në Kosovë ju duhet sundimi i ligjit e jo varësia nga dhe fjala e të fortëve që kontrollojnë ekstremistët, sipas saj. Shkrimin e Haltzel e ka postuar në rrjetin social kolegu i tij në Universiteitn “Johns Hopkins”, Daniel Serwer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati dhe ish-deputeti Korab Sejdiu tha se mospublikimi i aktakuzës…