Trajneri Aleksandr Grigorian: Daku është sulmuesi më i mirë në Rusi

30 qershor 2025 | 16:22

Trajneri 58-vjeçar Aleksandr Grigorian e ka konsideruar Mirlind Dakun si sulmuesi më i mirë i kampionatit rus të futbollit. Grigorian, i cili momentalisht nuk është duke trajnuar as ekip profesionist, në një intervistë për “Match TV”, ka deklaruar se Daku është sulmues i nivelit të lartë.

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigorian. 58-vjeçari rus në karrierën e tij ka drejtuar disa skuadra si Kuban, Alashkert, Urartu, Tambov e Anzhi.

Për sa i përket Dakut, vlen të theksohet fakti se shqiptari që aktivizohet te skuadra e Rubin Kazanit ishte golashënuesi i dytë më i mirë në elitën e futbollit rus në edicionin 2024-2025. Ai edicionin e kaluar në 29 ndeshjet e zhvilluara shënoi 15 gola dhe pati tetë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përfundimit të kontratës me Empolin, Ardian Ismajli është tani…