Trajneri Elon Berisha: Jam krenar që me Prishtinën e Re, kemi shkruar një histori

25 shtator 2025 | 14:04

Elon Berisha siç dihet nuk është më kryetrajner i klubit të futbollit ‘Prishtina e Re’. Berisha me marrëveshje të duanshme është larguar nga klubi i elitës kosovare.

Berisha është krenar që me Prishtinën e Re brenda një periudhe të shkurtër u ngritë në elitën e futbollit të Kosovës. Pas ndarjes në mes tij dhe klubit, Berisha ka njoftuar për këtë kapitull të mbyllur.

“Një kapitull që mbyllet, një rrugëtim që vazhdon…

Sot përfundon rrugëtimi im me klubin Prishtina e Re. Kam dhënë gjithçka me punë të ndershme, profesionale dhe me dashuri të madhe – për klubin dhe për zhvillimin tim personal.

Jam krenar që, së bashku me Prishtina e Re, kemi shkruar një histori suksesi rekorde për 3.5 vite: nga Liga e Dytë promovimi ne ligën e parë, në Ligën e Parë lufta në barazh, deri te hyrja në Superligë dhe konkurrimi denjësisht në mesin e më të mirëve.

Përveç rezultateve sportive, ndihem i lumtur për kontributin tim në krijimin e një fryme dhe imazhi të klubit që pasqyron qasjen time si individ dhe trajner se me disiplinë, profesionalizëm dhe besim se gjithçka arrihet me punë të përbashkët.

Asgjë nga kjo nuk do të ishte e mundur pa Kryetarin Rrustem Pacollin dhe bashkëpunëtorët e tij që më dha besimin dhe mundësinë për të jetësuar këtë projekt.

Falenderoj stafin dhe të gjithë që qëndruan pranë çdo dite, dhe mbi të gjitha lojtarët – të cilët me përkushtim e sakrificë nga dita e parë kanë dhënë gjithçka për fanellën. Kontributi i tyre është arsyeja pse sot Prishtina e Re është në këtë nivel.

Ky rrugëtim më ka bërë më të fortë, më të përgatitur dhe më të motivuar. Sot, më shumë se kurrë, ndiej se është koha për të bërë hapin tjetër në një ambient të ri – për të vazhduar të ndërtoj e të ëndërroj më shumë.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj historie”, ka shkruar Elon Berisha.

Pas javës së pestë, Prishtina e Re renditet në vend të gjashtë me 6 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e…