Trajneri i Argjentinës: Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

14 dhjetor 2022 | 11:21

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk ka dyshim se Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Messi u bë golashënuesi më i mirë i Argjentinës në Kupën e Botës me penalltinë e tij në pjesën e parë përpara se të asistonte Julian Alvarez më vonë në ndeshje.

“Ndonjëherë mund të duket sikur ne e themi vetëm këtë si argjentinas, por nuk kam asnjë dyshim ai është më i miri. Çdo herë që ai luan është një burim i madh motivimi për bashkëlojtarët e tij. Nuk ka mbetur asgjë për të thënë për Messin, është një privilegj ta kesh atë”, ka thënë Scaloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee fitoi me rezultat 128-111 ndaj kampionëve të Golden State,…