Trajneri i Argjentinës: Nuk kam folur me Messin për Kupën e Botës

09 shtator 2025 | 16:09

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka folur për pasigurinë rreth pjesëmarrjes së mundshme të Lionel Messit në Kupën e Botës 2026.

“Nuk mendoj se është e drejtë të flasim për përqindje tani, sepse sinqerisht, nuk e di. Shumë gjëra mund të ndodhin. Ne tashmë kemi një grup kryesor lojtarësh dhe të gjithë e dinë këtë. Më vonë, sapo të shohim se sa vende do të jenë të lira, do të marrim vendime.

“Sa i përket Leos, nuk kam folur me të për Kupën e Botës. Unë di vetëm atë që tha publikisht dhe ai do ta marrë në konsideratë në kohën e tij”, tha Scaloni.

Më 5 shtator, Messi u dha lamtumirën tifozëve argjentinas dhe tha “do ta shohim” në lidhje me paraqitjen e tij në Kupën e Botës 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është therur me thikë pasditen e sotme në…