Trajneri i Ballkanit: Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi në ndeshjen e radhës

23 korrik 2025 | 11:30

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi ka folur pas fitores së ekipit të tij në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës. Ndeshja u zhvillua në rrethin e parë kualifikues, me Ballkanin që mori një fitore të madhe ndaj Florianas të Maltës (4-2).

Pas ndeshjes, Shehi u shpreh i kënaqur me fitoren, por tha se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja. Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Shehi. Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Maltë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është rikthyer në Kuvend…