Trajneri i Barcelonës beson në kualifikim

08 gusht 2020 | 08:21

Barcelona do të takohet sonte në mbrëmje me Napolin në “Camp Nou” me shpresën për të “prerë një biletë” për në Lisbonë ku do të zhvillohet edhe “Final Eight” i Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Quique Setien luan të ardhmen e tij.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, tekniku spanjoll deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë që ndaj Napolit mund të jetë ndeshja e fundit e tij në pankinën e Barcelonës dhe u shfaq i bindur se do të kualifikohen.

“Nuk e kam menduar se mund të jetë ndeshja ime e fundit, pasi jam i bindur që në Lisbonë do të shkojmë ne. Napoli është një skuadër e mirë, që mbrohet me kujdes dhe të bën shumë keq kur del në kundërsulm, por në fund do të fitojmë dhe do të kualifikohemi ne”, u shpreh Setien.

Më pas tekniku katalan pranoi se e ka ndarë mendjen prej kohësh në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë ndaj napolitanëve dhe konfirmoi se Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën në Lisbonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata e tridhjetë e tretë e masave parandaluese kundër përhapjes…