Trajneri i Barçës: Do të jetë një luftë e bukur për titullin kampion
16 qershor 2020
| 16:29
Trajneri i Barcelona, Quique Setien ka thënë se gara për titull në Spanjë do të jetë një luftë e bukur mes Barçës dhe Real Madridit.
“Do të jetë një luftë e bukur për titullin kampion. Ne kemi detyrim vetëm që të fitojmë ndeshjet tona dhe të mos shohim çfarë bën kundërshtari. Shpresojmë që distanca të jetë e mjaftueshme, por disa gjëra nuk mund t’i kontrollojmë në këtë muaj”, ka thënë Setien, i cili më pas foli edhe për formën e Leo Messit.
“Është shumë mirë. Nuk duhet të analizojmë vetëm statistikat e tij për golat. Ai është impresionues në fushë dhe jep asistime. Një lojtar i tillë na jep shumë pikë. Mendoj se do të shënojë më shumë se 700 gola sepse është më i miri në botë”, ka deklaruar Setien.
(V.Z / Epoka e re)



