
Trajneri i Bayernit: Ky do të jetë zëvendësuesi i Lewandowskit
06 prill 2021
| 18:15
Robert Lewandowski është mungesa kryesore e Bayern Munchen për ndeshjen e nesërme kundër PSG-së.
Trajneri Hansi Flick ka bërë me dije se sulmuesi Choupo-Moting, mund të luaj në vend të sulmuesit polak.
“Choupo është një lojtar i rëndësishëm për ne. Ai i tregoi cilësitë e tij në Leipzig. Ai është gjithashtu i rëndësishëm në ekip, pasi është edhe një djalë i mirë. Ne jemi të lumtur që e kemi pjesë të ekipit tonë”, ka thënë Flick.