
Trajneri i Burnleyt: Broja duket mirë fizikisht, por nuk do të rrezikojmë
12 gusht 2025
| 12:32
Trajneri i Burnleyt, Scott Parker ka folur për Armando Brojën, sulmues i cili vetëm pak ditë më parë iu bashkua këtij ekipi.
“Ai duket mirë. Ai u stërvit dje për herë të parë dhe ishte vetëm një stërvitje e lehtë. Ndërsa sot është stërvitur pak vetëm. Megjithatë, duket në formë fizike, duket mirë. Me shumë mundësi i duhet pak punë tani që të jetë në ritmin e duhur, pasi siç e thashë, ai nuk ka bërë shumë stërvitje gjatë fazës përgatitore të sezonit. Ne nuk duam ta vendosim në një pozitë ku të jetë i cenuar apo të rrezikojë ndonjë gjë këtu”, ka thënë Parker.